Home » , , » Transformers: Age of Extinction (2014)

Transformers: Age of Extinction (2014)


Pas betejës në mes Autobotëve dhe Diseptikonëve që ndryshoj Çikagon, njerëzimi mendon se të gjithë alienët paraqesin kërcënim permanent. Herlod Atinxher, një agjent i CIA-s themelon një njësi që ju vihet pas alienëve. Por, del të mos jetë pikërisht ashtu, ngase ai në marrëveshje të fshehtë me Lokdaunin janë në kërkim të Optimus Prajmit. Kejd Jegër, një inxhinier pasi blen një kamion të vjetër dhe e eksploron ca e gjenë të vërtetën se ai është shndërrues, në fakt është Optimus Prajmi. Pas lajmërimimt nga miku i Jegërit, Lukasi që kishin gjetur një shndërrues, paraqitet ekipi i CIA-s "Tufani i Varrezave" për ta marr Optimusin dhe për ta ekzekutuar. Nga këtu ngjarjet fillojnë të rrjedhin në mënyrë intenzive. Jegëri miqtë e tij Autobotë mësojnë se çfarë në të vërtetë po bënte Atinxheri ishte ndihmimi i Lokdaunit që ta shpiente në dorë "bërthamën" e cila do krijonte Transformium të mjaftueshëm që të këqinjët të shtoheshin. Jegëri mëson dhe se Xhoshua Xhojs, kryetari i ISK (Institutit Shkencor të Kinematikës) ka gisht këtu. Se a do të arrijnë Autobotët ta fitojnë luftën, do ua lë befasi. Pra, shikojeni filmin dhe kuptojeni vetë.

Shkarko: OPENLOAD

Trailer: YOUTUBE

Vlersimi IMDB: 5.7/10
 
Copyright ©